SPAK godet grupin kriminal, arrestohet në Itali Igli Kamberi dhe 4 persona në Shqipëri

SPAK ka zhvilluar një operacion të gjerë kundër një grupi kriminal të dyshuar për pastrim parash dhe veprimtari të tjera të paligjshme.

Sipas informacioneve paraprake, janë lëshuar 10 masa sigurie, ndërsa deri tani janë arrestuar 4 persona.

Mes të ndaluarve është edhe shtetasi me inicialet E.K., i cili u kap nga forcat speciale në një vilë në një zonë rezidenciale.

Ndërkohë, në Itali është arrestuar edhe Igli Kamberi, i cili konsiderohet si drejtuesi i dyshuar i grupit kriminal. Sipas hetimeve paraprake, ai dyshohet të jetë i përfshirë edhe në vrasjen e një shtetasi italian.

Operacioni vijon, ndërsa priten detaje të tjera nga SPAK dhe autoritetet italiane.