Ballina Shqiperia ime Sot protesta e opozitës/ Forca te shumta policore

Sot protesta e opozitës/ Forca te shumta policore

Teksa pritet që të nisë pas pak protesta e opozitës, policia duket se ka marrë të gjitha masat dhe është bërë gati për tubimin e radhës që do të mbahet te bashkia e Tiranës.

Siç shihet nga pamjet policia është vënë në ‘gardh’ pas murit metalik në hyrje të bashkisë.

Ky është tubimi i 11 i opozitës para Bashkisë, ndërsa proteston për dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliajt.