Detaje të reja hedhin dritë mbi rastin e Violand Braçellarit, të dyshuar për vrasjen e efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mokolli. Sipas burimeve pranë familjarëve të tij, 41-vjeçari, i shpallur në kërkim prej vitesh, dyshohet se ka përfituar fonde për bujqësinë dhe blegtorinë, përfshirë ngritjen e stallave të bagëtive.
Sipas të njëjtave burime, pikërisht në këto ambiente ai dyshohet se ishte fshehur kur sulmoi forcat e policisë, duke lënë të vrarë efektivin Mokolli dhe duke plagosur kolegun e tij, Edison Adri.
Ende nuk është konfirmuar nëse fondet janë përfituar në emër të Braçellarit apo të një familjari të tij. Pretendimet nuk janë verifikuar zyrtarisht nga institucionet përgjegjëse dhe mbetet e paqartë se si një person i kërkuar prej vitesh mund të ketë përfituar subvencione publike.










