Skandali me manekinin e Çerçiz Topullit, jep dorëheqjen kreu i ATK-së në Gjirokastër

Pas reagimeve dhe kritikave për mënyrën se si ishin ekspozuar veshjet e heroit Çerçiz Topulli në Muzeun e Gjirokastrës, kreu i Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër, Florian Hysi, ka dhënë dorëheqjen.

Në deklaratën e tij, ai shprehet se vendimi është marrë si një akt përgjegjësie personale, ndërsa thekson se ajo që u konsiderua si gabim tashmë është korrigjuar

Ai shton se manekini i kritikuar është ndryshuar dhe se merr përsipër përgjegjësinë për situatën.

Ndërkohë, manekini që u bë objekt kritikash është ndryshuar. Veshjet e Çerçiz Topullit tashmë janë vendosur në një manekin pa fytyrë, i cili më herët ishte ekspozuar me një imazh që u cilësua qesharak.