Shp*rthimi me ekspl*ziv në Shkozë, dyshohet pistë hakmarrjeje

Zbardhen detaje nga shpërthimi me eksploziv i regjistruar këtë të hënë në një market në zonën e Shkozës në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, biznesi është në pronësi të Lulzim Likës, babait të Aldo dhe Ali Likës, të shpallur në kërkim në lidhje me atentatin e ndodhur më 18 maj ndaj Kejdi Spajës, ku mbeti i plagosur edhe efektivi i policisë Anxhelo Kumaraku.

Pranë marketit ndodhet edhe një lokal në pronësi të një tjetër anëtari të familjes Lika.

Hetuesit dyshojnë paraprakisht se shpërthimi mund të ketë lidhje me ngjarjen e një jave më parë dhe të jetë kryer për motive hakmarrjeje, ndërsa autori ende nuk është identifikuar.

Nga pamjet e sigurisë rezulton se personi i dyshuar ka qenë i maskuar dhe pas vendosjes së eksplozivit është larguar në këmbë nëpër rrugicat e zonës.

Policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, si edhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.