Shpërthimi i fuqishëm në Lushnje, del nga spitali një prej të plagosurve

Shpërthimi i fuqishëm në Lushnje, del nga spitali një prej të plagosurve

74
SHPËRNDAJE

Një ditë pas tragjedisë në kantierin e ndërtimit të magazinave në Lushnje, të plagosurit po lënë spitalin. Burime nga spitali i Lushnjes bëjnë të ditur se 17 vjeçari Ervis Sharka është larguar drejt banesës së tij gjatë orëve të natës pasi mori mjekimin e nevojshëm. Ai kishte marrë lëndime sipërfaqësore ndaj mjekët e panë të arsyeshme që të largohej në shtëpi.

Tre të plagosurit e tjerë vazhdojne të jenë në vëzhgim por edhe ata pritet të lënë spitalin së shpejti. Gjithashtu konfirmohet nga mjekët në spitalin e Lushnjes se edhe të plagosurit e tjerë që po trajtohen në spitalin e Traumës janë jashtë rrezikut per jetën. Nga shpërthimi i ndodhur dje në Lushnjë mbetën të vrarë babë e bir, Roland dhe Elidon Hoxha.

Pronesia e objektit eshte e deputetit te PS ,Bujar Cela dhe leja e ndertimit eshte dhene ne shtator te 2023 nga bashkia Lushnje po per deputetin per ndertimin magazine.
Pritet te vijne eksperte te tjere sepse bombul e mbetur varur ne vinc paraqet rrezikshmeri te larte dhe njesia anti eksploziv ka kerkuar eksperte shtese

S'KA KOMENTE