Shkon në dy numri i vikt*mave nga aksidenti në Sauk


Shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti i rëndë i ndodhur këtë të mërkurë në rrethrrotullimin e Saukut.

Sipas informacioneve të deritanishme, një betoniere u përplas fillimisht me një automjet, më pas theu barrierat mbrojtëse dhe ra nga mbikalimi mbi autostradë, duke përfunduar sipër një automjeti tjetër.

Si pasojë e aksidentit tragjik, dy persona kanë humbur jetën, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes janë ende nën hetim. Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë dhe shërbimet e emergjencës, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe normalizimin e qarkullimit.