Sherri në burgun e Fierit, mes 2 te pl*g*surve ,Denis Bajri

Një konflikt mes disa të burgosurve është regjistruar gjatë orarit të ajrimit në burgun e sigurisë së lartë në Fier. Nga përplasja kanë mbetur të plagosur Denis Brajovic (Bajri) dhe Jurgen Zotaj.

Burime pranë Spitalit Rajonal të Fierit dhe Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale konfirmojnë se gjatë konfliktit dy të dënuarit kanë pësuar dëmtime, ndërsa sipas të dhënave paraprake dyshohet se janë goditur me mjete prerëse të improvizuara.

Pas nisjes së konfliktit kanë ndërhyrë menjëherë forcat e sigurisë së burgut, të cilat kanë neutralizuar situatën dhe kanë rikthyer të dënuarit në qelitë e tyre.

Dy të plagosurit janë transportuar në Spitalin Rajonal të Fierit, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas burimeve spitalore, gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e qëndrueshme dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen rrethanat që çuan në nisjen e konfliktit. Pritet që strukturat përgjegjëse të kryejnë verifikimet për të zbardhur shkaqet e përplasjes dhe dinamikën e ngjarjes.