Ambasadat amerikane në disa vende të Evropës kanë lëshuar një alarm sigurie për qytetarët amerikanë, duke i paralajmëruar për rrezikun e sulmeve të mundshme terroriste gjatë sezonit të festave të fundvitit.
Në njoftim u bëhet thirrje qytetarëve amerikanë të tregojnë vigjilencë të shtuar në tregjet festive, qendrat tregtare, nyjet e transportit, vendet e adhurimit dhe hapësirat e tjera publike ku mund të ketë grumbullime të mëdha njerëzish.
Paralajmërimi përfshin gjithashtu mundësinë e protestave, grevave dhe ndërprerjeve të udhëtimeve, përfshirë anulime apo devijime të fluturimeve.
Autoritetet amerikane u kërkojnë qytetarëve të ndjekin zhvillimet lokale, të shmangin zonat e protestave dhe të zbatojnë udhëzimet e policisë dhe autoriteteve të emergjencës.










