Rriten kërkesat për azil! Eurostat: 870 shqiptarë kërkesa për azil në tetor-nëntor...

Rriten kërkesat për azil! Eurostat: 870 shqiptarë kërkesa për azil në tetor-nëntor 2023

19
SHPËRNDAJE

Të dhënat e fundit të Eurostatit tregojnë se kërkesat e shqiptarëve për azil shënuan sërish rritje gjatë vitit që shkoi.

Vetëm në tetor dhe nëntor të vitit 2023, 870 shqiptarë paraqitën kërkesën e tyre për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian.

Ku dominon rritja progresive e atyre që kanë kërkuar azil në Francë, në vend të dytë Gjermania dhe në vend të tretë Italia. Sepse tanimë këto vende kanë shkurtuar maksimalisht procedurat e miratimit të lejeve të qëndrimit dhe atyre për azil, nga uria e lartë që kanë për punonjës dhe burime njerëzore nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo gjë ka bërë që tanimë barrierat të jenë minimaliste dhe mundësia për të lëvizur drejt këtyre vende për punë ose azil të jetë shumë e lartë”- shprehet eksperti i punësimit, Erion Muça.

Pse u rritën kërkesat për azil pas periudhës së verës?

“Administrata që shqyrton kërkesat për azil kthehet e gjitha në punë dhe e dyta lidhet me faktin që shumë nga këta që kërkojnë azil gjatë sezonit veror janë të punësuar në punë sezonale dhe nuk kanë interes për të lëvizur. Pasi mbaron sezoni shohin mundësitë dhe hapësirat për punë jashtë vendit”.

-Si e lexoni këtë raport të Eurostat-it?

Kjo është një kambanë për një fluks të ri emigrimi, pasi fuqia punëtore po sheh çdo mënyrë opsionale dhe alternative për t’u larguar për punë, si në mënyrë të paligjshme, përmes kërkesës për azil edhe për mënyrës së rregullt duke kërkuar leje qëndrimi për punë në vendet e BE-së”.

T/Ch

S'KA KOMENTE