Rrahman Rraja dorëzon zyrtarisht në Kuvend dorëheqjen si deputet

Rrahman Rraja dorëzon zyrtarisht në Kuvend dorëheqjen si deputet

67
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti i PS, Rrahman Rraja ka dorëzuar zyrtarisht në Kuvend dorëheqjen, ndërkohë që vendin e tij në karrigen e ligjvënësit pritet që ta marrë Arkend Balla.

Ky vendim erdhi pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Krujë ku anëtarë të fisit Rraja , vëllai dhe djali i ish-deputetit të PS dhunuan barbarisht dy kushërinjtë e fisit Maja me shkopinj bejsbolli.

Rrahman Rraja depozitoi dorëheqjen pak para mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së.

Në një njoftim të bërë publik dhe për mediat, Rraja shprehej se kishte dështuar si prind, duke iu referuar pamjeve filmike ku në dhunimin e dy kushërinjve Maja, përveç vëllezërve shfaqej dhe djali i tij Rexhepi.

Të tre këta janë ende në kërkim nga policia, pasi u shoqëruan dhe u lanë të lirë nga oficerët e policisë së Krujës, që solli më pas edhe shkrirjen e këtij komisariati dhe shkarkimin e ministrit të brendshëm Bledi Çuçi.

Rraja i kërkonte falje dhe kryeministritRama për shqetësimin që i kishte krijuar nga kjo ngjarje.

S'KA KOMENTE