Rama reagon pas deklaratës së Varhelyi: Komisioneri ynë nuk e zhgënjeu kurrë...

Rama reagon pas deklaratës së Varhelyi: Komisioneri ynë nuk e zhgënjeu kurrë rajonin

89
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për një deklaratë të komisionerit Olivér Várhelyi lidhur me zgjerimin e BE-së. Komisioneri evropian iu përgjigj pozitivisht deklaratave të Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel gjatë forumit të Bled-it, duke e cilësuar këtë si një lajm të mirëpritur.

Ai theksoi se Komisioni Evropian është gjithmonë i gatshëm të bëjë çdo lloj propozimi që do të ndihmonte në zgjerimin e BE-së. Kryeministri Rama shprehet përmes një postimi në platformën ‘X’ se komisioneri Várhelyi nuk e ka zhgënjyer kurrë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

KOMISIONERI YNË që nuk e zhgënjeu kurrë rajonin tonë, veçanërisht në kohë të vështira.Duhet pranuar se pas fjalimit të papritur të Presidentit Michel në Forumin Strategjik të Bled, autobusi i ngadaltë i BE-së po bëhet një vend interesant për të qëndruar edhe pa një vend të lirë – pa dyshim që pasagjerët e Ballkanit Perëdimor mund të durojnë më mirë kohëzgjatjen e gjatë të udhëtimit ndërsa ndjekin një bisedë me zë të lartë mes djemve të ulur. Le të dëgjojmë se çfarë ka më pas.”, shkruan Rama.

S'KA KOMENTE