Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga shkolla e rikonstruktuar “Sotir Çapo” në Patos, duke bërë të ditur se godina është gati për të pritur nxënësit në vitin e ri shkollor.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama theksoi se investimi synon përmirësimin e kushteve të mësimdhënies dhe ofrimin e një infrastrukture moderne për nxënësit dhe stafin pedagogjik.
Shkolla “Sotir Çapo”, pas rikonstruksionit, pritet të hapë dyert me fillimin e vitit të ri shkollor, duke ofruar ambiente të rehabilituara dhe kushte më të mira për zhvillimin e procesit mësimor.










