Rama paralajmëron për ndryshime në qeveri-Ja kur do te mblidhet Asambleja...

Rama paralajmëron për ndryshime në qeveri-Ja kur do te mblidhet Asambleja e PS

108
SHPËRNDAJE

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste do të ketë mbledhje më datën 4 shtator.

Mesditën e së premtes (25 gusht 2023), Kryeministri Edi Rama në një konferencë me gazetarët u është përgjigjur pyetjeve të tyre mbi çdo temë të aktualitetit në Shqipëri.

Ndër to kanë qenë dhe “ndryshimet në qeveri”.

Kryeministri Rama, paralajmëroi duke thënë “prisni edhe pak ditë, mbledhja e Asamblesë së PS vjen shpejtë”.

Asambleja Kombëtare bëhet me dije se do të shqyrtojë punimet e Kongresit.

Asambleja Kombëtare do të mblidhet më 4 shtator në orën 16:30 në ambientet e Xibrakut.

Kujtojmë se në korrik, kreu i PS-së, shkarkoi kupolën drejtuese të partisë.

S'KA KOMENTE