Kryeministri Edi Rama pritet të marrë pjesë nesër, më 9 qershor, në një takim me socialistët e qarkut Fier, me rastin e 35-vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste.
Takimi do të zhvillohet në Parkun Arkeologjik të Apolonisë dhe është planifikuar të nisë në orën 18:00.
Eventi pritet të mbledhë drejtues lokalë të PS-së, deputetë dhe mbështetës të partisë në qark, në kuadër të aktiviteteve për përvjetorin e forcës politike në pushtet.










