Radhë deri në 5 km në Kakavijë, fluksi bllokohet nga ritmi i ngadaltë në palën greke


Radhë të gjata automjetesh, që në orët e pasdites kanë arritur deri në rreth 5 kilometra, janë krijuar në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës, ku qindra udhëtarë që hyjnë në Shqipëri po përballen me pritje të konsiderueshme.

Sipas raportimeve nga terreni, shkak i situatës është ritmi i ngadaltë i përpunimit të dokumenteve nga pala greke, e cila po punon vetëm me 1 deri në 2 sportele në funksion. Ndërkohë, pala shqiptare ka aktivizuar 6 sportele për të përballuar fluksin e lartë të automjeteve.

Ngadalësia në procedurat e kontrollit në anën greke ka sjellë krijimin e kolonave të gjata, ndërsa pritet që fluksi të vijojë të mbetet i lartë edhe në orët në vijim.