Qindra banorë protestojnë në Cërrik kundër shkrirjes së bashkisë me Elbasanin

Qindra qytetarë dolën në protestë këtë të hënë në Cërrik për të kundërshtuar propozimin për bashkimin e Bashkisë së Cërrikut me atë të Elbasanit, në kuadër të reformës së re administrativo-territoriale.

Protestuesit shprehën kundërshtimin e tyre ndaj ndryshimeve të propozuara, duke argumentuar se shkrirja e bashkisë do të ndikojë negativisht në përfaqësimin e qytetarëve, cilësinë e shërbimeve publike dhe zhvillimin ekonomik e social të zonës.

Gjatë tubimit, banorët paralajmëruan se protestat do të vijojnë dhe do të përshkallëzohen nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh nga institucionet përgjegjëse.