Punimet në tunelin e Llogarasë, po kryhet betonimi final

Punimet në tunelin e Llogarasë, po kryhet betonimi final

92
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamjet nga punimet në tunelin e Llogarasë në Vlorë

Rama shkruan se tashmë tuneli është i hapur dhe po bëhet betonimi final që ka arritur në 70% të të gjithë gjatësisë së tunelit. Po ashtu është hapur edhe tuneli i emergjencës.

“Mirëmëngjesi, dhe nga tuneli kryesor i Llogarasë, tani i hapur i gjithi e ku po bëhet betonimi final që ka arritur në 70% të të gjithë gjatësisë së tunelit, dhe ku është hapur tuneli i emergjencës në të cilin po punohet me elementet e sigurisë, ju uroj një ditë të mbarë“-shkruan Rama.

S'KA KOMENTE