Teksa pritet të nisë në orën 12:00 seanca plenare e Kuvendit, qytetarët janë mbledhur jashtë godinës së Parlamentit për të protestuar.
Protestuesit kanë sjellë kartona me vezë, duke deklaruar se synojnë t’i hedhin drejt deputetëve dhe përfaqësuesve të qeverisë gjatë mbërritjes ose largimit të tyre nga Kuvendi. Në disa prej vezëve janë shkruar emrat e zyrtarëve, të cilët protestuesit i konsiderojnë objektiva simbolikë të protestës së tyre.
Ndërkohë, forca të shumta policie janë vendosur në perimetrin e Kuvendit për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë zhvillimit të protestës dhe seancës parlamentare.










