Protestuesit e arrestuar gjatë protestës së së martës pritet të paraqiten këtë të premte para Gjykatës së Tiranës, ku do të njihen me masat e sigurisë të kërkuara ndaj tyre.
Ata u arrestuan pas bllokimit të hyrjeve dhe daljeve të Kryeministrisë, në një moment kur brenda godinës ndodhej kryeministri Edi Rama.
Ndërkohë, pranë Gjykatës Penale të Tiranës janë mbledhur dhjetëra qytetarë, të cilët kanë dalë në mbështetje të protestuesve të arrestuar.










