Në Orikum po zhvillohet një protestë, ku qytetarët kërkojnë rikthimin e Orikumit në statusin e bashkisë, siç ishte përpara reformës administrativo-territoriale të vitit 2014.
Protestuesit kundërshtojnë ndarjen aktuale administrative dhe kërkojnë që Orikumi të jetë sërish bashki më vete.
Me këtë protestë, Orikumi i bashkohet 15 bashkive të tjera që kanë shprehur kundërshtimin ndaj ndarjes së re administrativo-territoriale të propozuar nga mazhoranca.










