Protesta qytetare hyn në ditën e 46-të, protestuesit sërish para Kryeministrisë


Protesta qytetare në Tiranë ka hyrë sot në ditën e 46-të radhazi. Si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur përpara godinës së Kryeministrisë, ku po zhvillojnë tubimin me fjalime dhe mesazhe kundër politikave të qeverisë.

Pjesëmarrësit kërkojnë ndryshime në skenën politike, duke bërë thirrje për largimin e klasës politike aktuale dhe shfuqizimin e ligjit nr. 21/2024.

Organizatorët theksojnë se protesta do të vijojë edhe në ditët në vijim, duke deklaruar se nuk do ta ndërpresin mobilizimin deri në realizimin e kërkesave të tyre.