Protestuesit e mbledhur në podiumin përpara Kryeministrisë kanë njoftuar ndryshimin e orarit dhe vendndodhjes së protestës së radhës.
Sipas njoftimit të bërë nga organizatorët, protesta e së enjtes, më 23 korrik, do të zhvillohet në orët e paradites dhe jo pasdite, për shkak se në këtë datë zhvillohet seanca e fundit plenare e Kuvendit.
Tubimi do të zhvendoset përpara Parlamentit, ku protestuesit kanë deklaruar se do të jenë të pranishëm për t’u përcjellë deputetëve një mesazh simbolik, duke u uruar atyre “pushime të mbara”.










