Një incident është regjistruar pak para nisjes zyrtare të protestës së 48-të para Kryeministrisë.
Sipas pamjeve të publikuara, një qytetar pjesë e tubimit ka protestuar pranë automjetit me të cilin pritej të largohej kryeministri Edi Rama nga godina e Kryeministrisë.
Pas ndërhyrjes së policisë, qytetari është shoqëruar nga efektivët. Disa prej protestuesve që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes kanë pretenduar se personi është futur me forcë në automjetin e policisë.
Nuk ka ende një njoftim zyrtar nga policia lidhur me shoqërimin dhe rrethanat e incidentit.










