Ballina Aktualitet Projekt-rezoluta për krimet e komunizmit, deputeti Petro Koçi: Të rishikohen krimet politike që...

Projekt-rezoluta për krimet e komunizmit, deputeti Petro Koçi: Të rishikohen krimet politike që nga viti 1912

Deputeti i PS-së Petro Koçi, në fjalën e tij në parlament, teksa projekt-rezolutën për krimet e komunizmit, nuk kurseu akuzat për Sali Berishën.

Deputeti solli në vëmendje disa akte të rënda të viteve më parë, që siç tha ai, ka të njëjtën dorë me atë që bëri 14 shatorin, 21 janarin dhe e njëjta dorë që hodhi molotovët ndaj gazetarëve pak ditë më parë. Koçi bëri thirrje të hetohen të gjitha krimet politike, që nga viti 1912.

Sali Berisha ishte një ekstremist ideologjik, që i tillë mbeti edhe pasi u ndryshua regjimi. Dje ishte data 29 maj, 30 vite më parë ndodhi masakra e Libofshës, ku bandat e Fierit të strukturuara në shtabin elektoral, masakruan komisionerët e PS. I gjithë procesi i kthye në falsifikim të pistë. 

Katër ditë më parë ishte 26 maj, zgjedhjet në 96’, zgjedhjet më të përgjakura, të gjitha këto kanë vulën e të njëjtës dorë, që bëri 14 shatorin dhe 21 janarin. E njëjta dorë që sulmoi gazetarët me molotovë.  Zamir Dule u masakrua nga regjimi i Berishës dhe pasojat e masakrimit bënë që të ndërrojë jetë në moshë të re. Dua të kujtoj Remzi Hoxhën, dua të kujtoj kryetarin e PS në Bulqizë dhe Librazhd, që u masakruan dhe u hodhën në kanal. Ishin bandat e PD, që vazhdonin të zhvillonin politikë me profil diktatorial.

Të shihen krimet politike që kanë ndodhur në Shqipëri që më 1912. Instituti po bën transparencë për periudhën e komunizmit. Vazhdon komunisti të jetë lideri i PD. Shfrytëzohen krimet e komunizmit, për t’ju hedhur baltë partizanëve të Luftës Antifashiste”-u shpreh ndër të tjera deputeti Koçi.