Presidentja e KE-së në Tiranë: Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bashkëpunojnë...

Presidentja e KE-së në Tiranë: Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bashkëpunojnë për të ngritur ekonomitë

70
SHPËRNDAJE

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në konferencën për shtyp, pas mbledhjes së Samitit të Berlinit, trajtoi disa pika kryesore se çfarë duhet të bëjë Ballkani Perëndimor për t’u futur në Bashkimin Europian.

Ajo e nisi fjalën me luftën në Lindjen e Mesme, ku tha po dërgohen ndihma për palestinezët.

“Nuk mund të ketë justifikime për ngjarjen në Hamas, por gjithashtu palestinezët në Gaza kanë nevojë për ndihmë humanitare. Ata nuk mund të paguajnë atë që terroristët e militantëve të Hamasit bënë. Ne do të dërgojmë ndihma humanitare me vlerë 75 milion euro dhe do të bëjmë gjërat e nevojshme”, tha Ursula.

Kur folëm për mbajtjen e Samitit në Tiranë, e dija që tek Shqipëria, do të ishte në duar të sigurta dhe kisha të drejtë. Faleminderit Edi Ramës dhe të tjerëve për mbajtjen e Samitit.

Plani synon që Ballkani Perëndimor të përfshihet në një sërë objektivash për t’u arritur, ndërsa ekonomitë e BP dhe BE janë ende larg. Duhet bërë shumë punë për të ngritur ekonomitë.

Njerëzit e Ballkanit Perëndimor duhet të hapen me njëri tjetrin dhe nëse doni akses me Bashkimin Europian duhet të jeni në të njëjtin nivel.

Faleminderit përsëri, ishte një samit shumë me vlerë.  Ne duam të ecim përpara dhe të ecim shpejt”, tha presidentja.

S'KA KOMENTE