Portali “e-albania” do të qëndrojë jashtë funksionit për dy ditë

Portali “e-albania” do të qëndrojë jashtë funksionit për dy ditë

50
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme, është njoftuar se portali “e-albania” do të qëndrojë jashtë funksionit për dy ditë dhe se do të rikthetet në shërbim të qytetarëve ditën e diel.

Portali do të ndërpresë përkohësisht shërbimet, ditën e nesërme, në orën 20:00 dhe do të rikthehet të dielën në orën 10:00.

Njoftimi i plotë:

“Në kuadër të optimizimit të shërbimeve publike dhe infrastrukturave të tyre mbështetëse, bëjmë me dije qytetarëve dhe bizneseve se nga dita e premte më datë 2 shkurt, ora 20:00 deri ditën e diel më datë 4 shkurt ora 10:00 shërbimet që ofrohen në e-Albania di të jenë përkohësisht jashtë funksionit.

Njoftojmë të gjithë qytetarët dhe bizneset se me rikthimin e shërbimeve online, identifikimi në e-Albania në vijim do të kryhet duke vendosur përveç kredenciale tuaja (NID/NIPT dhe fjalëkalimin) edhe kodin 6 shifror në numrin tuaj të telefonit në çdo rast identifikimi apo ndryshimi fjalëkalimi”, sqarohet në njoftimin e publikuar.”

S'KA KOMENTE