Policia ndjek protestuesit në rrugicat e kryeqytetit

Protesta është zhvendosur nga Kryeministria në rrugët e Tiranës, ku situata vijon të jetë e tensionuar.

Policia ka nisur ndjekjen e protestuesve, ndërsa këta të fundit kanë hedhur bomba molotovë drejt autobotit të ujit në zonën e “Myslym Shyrit”.

Ndërkohë, një pjesë e protestuesve janë shpërndarë nëpër rrugicat e kryeqytetit, në përpjekje për t’i shpëtuar shoqërimit nga policia.