Policia jep detaje/Dy vikt*ma dhe një i pl*gosur në aksidentin në Cërrik

Policia ka dhënë informacionin paraprak për aksidentin e rëndë rrugor të ndodhur në aksin Mollas–Gostimë, në territorin e bashkisë Cërrik, ku humbën jetën dy persona dhe një tjetër mbeti i plagosur.

Sipas njoftimit zyrtar, në aksident janë përfshirë dy automjete, njëri i drejtuar nga Sajmir Muça, 38 vjeç, dhe tjetri nga Qemal Çala, rreth 63 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i automjetit Qemal Çala ka humbur jetën në vendngjarje. Viktimë mbeti edhe pasagjeri që udhëtonte me të, Drilon Tabaku, rreth 22 vjeç.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, Sajmir Muça, 38 vjeç, ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryejnë veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.