Pl*g*set me kaçavidë në Plazhin e Durrësit, i riu përfundon në spital

Një i ri ka përfunduar mbrëmjen e kësaj të marte në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Durrësit, pasi dyshohet se është plagosur me një kaçavidë.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në zonën e “Rrotës së Kuqe”, në Plazhin e Durrësit. Sipas të dhënave paraprake, i riu është goditur dy herë me mjetin e fortë.

Ai i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personit përgjegjës.