Një plagosje me armë zjarri dyshohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në qytetin e Vlorës.
Sipas informacioneve paraprake, një person rreth 30 vjeç është qëlluar teksa ndodhej brenda një automjeti. Dyshohet se ai ka marrë një plagë plumbi në këmbë dhe është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr ndihmën mjekësore.
Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të të plagosurit.
Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur veprimet hetimore për dokumentimin e ngjarjes, identifikimin e autorit ose autorëve dhe sqarimin e motiveve.
Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë një njoftim zyrtar lidhur me dinamikën e plagosjes.










