Plagosje me thikë , 28-vjeçari dërgohet tek Trauma

Plagosje me thikë , 28-vjeçari dërgohet tek Trauma

193
SHPËRNDAJE

Njoftimi i Policisë:

Plagosi me mjet prerës (thikë) një 28-vjeçar, për shkak të një konflikti të çastit ndërmjet tyre, Policia identifikon autorin dhe vijon punën për kapjen e tij.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Kukësit ishte dërguar për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi A. E., 28 vjeç, banues në Kukës, i plagosur me mjet prerës thikë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kukës, nën drejtimin e Prokurorisë, kanë nisur veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të plagosjes.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. E., është plagosur me mjet prerës (thikë), nga shtetasi R.C., 24 vjeç, banues në Kukës, gjatë një konflikti mes tyre.

I dëmtuari, shtetasi A. E., vijon të marrë asistencë mjekësore në Spitalin e Traumës, ku është jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për kapjen e shtetasit R. C., dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij konflikti.

S'KA KOMENTE