Përplasjet te aeroporti i Vlorës, nënkontraktorët e MABCO prej 5 ditësh jashtë kantierit

Nënkontraktorët e kompanisë MABCO, të angazhuar në punimet e aeroportit të Vlorës, janë paraqitur edhe sot pranë hyrjes së kantierit, në pritje të një zgjidhjeje për situatën e krijuar.

Prej pesë ditësh ata kërkojnë të futen në kantier për të tërhequr mjetet dhe materialet e punës, ndërsa thonë se ende nuk kanë marrë një përgjigje zyrtare.

Në zonë vijojnë të jenë të pranishme forcat e policisë.