Përplasen dy automjete ne Progradec- Korce ,dy persona përfundojnë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Pogradec-Korçë, në segmentin e Qafë Plloçës, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Sipas informacioneve paraprake, të dyja automjetet po lëviznin në sense të kundërta, ndërsa dyshohet se humbja e kontrollit nga njëri prej drejtuesve ka bërë që mjeti të përplaset me automjetin që po vinte përballë.

Si pasojë e aksidentit, dy shtetase kanë mbetur të dëmtuara. Ato janë transportuar në spitalin e Pogradecit, ku po marrin ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.