Përfshihet ne aksident aktori humorit i njohur si “Cekja” i Beratit

Aktori i njohur i humorit Sejfulla Myftari, i njohur për publikun si “Cekja i Beratit”, është përfshirë në një aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë kthesës së fshatit Hormovë.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti që drejtonte Myftari është përplasur me një automjet tjetër, në timonin e të cilit ndodhej Baba Sheh Hormova, klerik bektashian. Burimet bëjnë me dije se përplasja nuk ka qenë frontale, çka ka bërë që të dy drejtuesit e mjeteve të shpëtojnë pa pësuar lëndime.

Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale në automjete. Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Policisë Rrugore të Gjirokastrës, të cilët po kryejnë veprimet procedurale dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit.