24-vjeçarja, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-i fejuari i saj pas vrasjes së babait dhe plagosjes së nënës së saj në Roskovec, ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku po jep dëshminë e saj për grupin hetimor.Ndërkohë, nëna e saj, 55-vjeçarja Belere Plaka, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale që ka zgjatur rreth pesë orë, pas plagëve të rënda të shkaktuara nga arma e gjahut.
Burime nga spitali bëjnë me dije se, pavarësisht ndërhyrjes së gjatë të mjekëve, gjendja e 55-vjeçares vijon të jetë e rënduar dhe ajo ndodhet nën kujdes intensiv.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari Nertil Buzi dyshohet se vrau ish-vjehrrin e tij, Arben Plaka, plagosi ish-vjehrrën dhe më pas mbajti peng ish-të fejuarën e tij, përpara se ajo të lirohej pas negociatave me policinë.










