Protestuesit kanë paralajmëruar përshkallëzim të aksioneve kundër qeverisë nëse deri më 20 qershor nuk do të ketë reflektim ndaj kërkesave të tyre. Gjatë tubimit të radhës në Tiranë, organizatorët deklaruan se protestat do të vijojnë dhe pritet të intensifikohen në ditët në vijim.
Sipas tyre, qytetarët kërkojnë ndryshim të situatës politike dhe marrjen e përgjegjësive nga qeveria, ndërsa theksuan se “20 qershori” është afati i fundit për reagim institucional.










