Paralajmërimi i ambasadores greke nga Himara nëse Fredi Beleri humbet të drejtën...

Paralajmërimi i ambasadores greke nga Himara nëse Fredi Beleri humbet të drejtën e detyrës së kryetarit të bashkisë

485
SHPËRNDAJE

Ambasadorja e Greqisë Kostandina Kamitci ka dalë në një deklaratë për mediat pas mbylljes se këshillit te bashkisë së Himarës.

Ambasadorja në fund është shprehur se këtë cështje do ta çojnë deri në fund.

Ambasadorja e Greqisë: Mungesa sot, nga mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak Himarë, e Kryetarit të zgjedhur në mënyrë demokratike Fredi Beleri, përbën goditje të madhe në shtetin e së drejtës dhe parimin themelor të prezumimit të pafajësisë.

Do të ishte regres i madh në përpjekjet reformuese të Shqipërisë në fushën e shtetit të së drejtës, të humbasë të drejtën e kryerjes së detyrave të tij një kryetar bashkie i zgjedhur në mënyrë demokratike, ndaj të cilit as nuk rëndojnë akuza dhe i cili nuk është gjykuar dhe dënuar.

 BE është mbi të gjitha komunitet parimesh, parime të cilat do të duhet të zbatojë çdo vend që dëshiron të bëhet anëtar i tij.

S'KA KOMENTE