“Nuk e kam vrarë unë babanë”, Hysen Meta para gjykatës: E qëlloi...

“Nuk e kam vrarë unë babanë”, Hysen Meta para gjykatës: E qëlloi motra, ka pasur konflikte me të

632
SHPËRNDAJE

Hysen Meta ka deklaruar në gjykatë se nuk e ka vrarë babanë e tij, Pëllumb Meta. Ai u shpreh se të atin e ka qëlluar e motra, Hygerta Meta.

“Nuk e kam bërë unë vrasjen. Motra e vogël ka qëlluar babanë. Ka pasur konflikte motra me babanë. Unë nuk kam pasur marrëdhënie shumë të mira me babanë. Kam qenë i hutuar, ndaj pranova krimin”, tha ai në sallën e gjyqit.

Tre fëmijët, Hysen, Amarildo dhe Hygerta Meta kanë dalë para gjykatës në Durrës, për t’u njohur me masat e sigurisë, lidhur me vrasjen e babait të tyre, Pëllumb Meta.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 10 shkurt në Shënavlash, por u zbulua disa ditë më pas, pasi djali i madh i familjes Meta denoncoi humbjen e kontakteve me kryefamiljarin.

50-vjeçari u vra nga djali i tij që më pas u ndihmua nga vëllai, motra dhe nëna për të groposur trupin e në kasollen e banesës dhe më pas për të zhdukur gjurmët.

Hysen Meta, pasi është ballafaquar me provat ka pranuar vrasjen. Në armën e krimit janë gjetur shenjat e gishtërinjve.

25-vjeçari ka deklaruar se ka pasur një konflikt mes tyre dhe nga debatet e shumta ka marrë armën dhe ka qëlluar me katër plumba në drejtim të babait.

Arma e zjarrit u gjet në një zonë kënetore dhe ishin provat shkencore që hodhën dritë mbi këtë ngjarje të rëndë.

S'KA KOMENTE