Ballina Shqiperia ime Makina shkrumbohet nga flakët, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Makina shkrumbohet nga flakët, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Një makinë është djegur gjatë natës së mbrëmshme në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ’15 Tetori’ rreth orës 01:45 të 7 shkurtit.Teksa ende nuk dihen shkaqet, dyshohet se zjarrëvënia është e qëllimshme.Selamet Maze është pronari i makinës së djegur gjatë natës në Vlorë.

Ai shprehet se nuk ka pasur asnjë konflikt me askënd dhe se nuk e di shkakun e zjarrit në makinë, ndërsa dyshohet se është një zjarrvënie e qëllimshme. Për këtë rast janë duke u vëzhguar dhe kamerat e sigurisë të bizneseve aty pranë apo dhe banesave në atë lagjen 15 tetori.

Ndërkohë siç duhet nga pamjet, është momenti i zjarrit gjatë natës, duke u fikur nga zjarrëfikësit. Fatmirësisht, si pasojë e zjarrvënies ka patur vetëm dëme materiale.