Një program kombetar ne Shqiperi për t’u ardhur në ndihmë kultivarëve të...

Një program kombetar ne Shqiperi për t’u ardhur në ndihmë kultivarëve të vajit të ullirit.

416
SHPËRNDAJE

Së shpejti në Shqipëri do të ngrihet një platformë për t’u ardhur në ndihmë kultivarëve të vajit të ullirit.

Kreu i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, deklaroi në emisionin SINTEZË në SCAN TV, se kjo iniciative synon të shërbejë si një model i qendrueshëm edhe për produkte të tjera, që sot vuajnë probleme të certifikimit, grumbullimit dhe eksportit.

Pedagogu Shkëlqim Karaj dhe fermeri Alban Çakalli,  u shprehën mbështetës ndaj nismës në fjalë ndërkohë që ngritën shqetësime për mënyrën se si do të garantohet cilësia në çdo hap të procesit.

Në tërësi, paneli i ekspertëve, numëroi një sërë problematikash të sektorit të bujqësisë që shfaqen si mangësi të trashëguara ndër vite, duke theksuar mbi të gjitha mbështetjen e ulët të shtetit dhe mungesën e vëmendjes, moskoordinimin mes fermerëve të vegjël si dhe së fundmi, problematikën e krahut të punës.

SCAN

S'KA KOMENTE