Një nga të akuzuarit për inceneratorin e Fierit, kush është Silvester Driza...

Një nga të akuzuarit për inceneratorin e Fierit, kush është Silvester Driza që u ekstradua në Shqipëri

673
SHPËRNDAJE

Shtetasi shqiptar, Silvester Driza, 30 vjeç, lindur në Durrës, është kapur në shtetin gjerman dhe është bërë ekstradimi i tij drejt vendit tonë.Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë, “Arrest në burg”,  për veprën penale, “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Kush është Silvester Driza?

30-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar u përmend në nëntor të vitit të shkuar, kur SPAK lëshoi 11 urdhër arreste për inceneratorin e Fierit.

Driza cilësohet si administrator i firmës “Sili SHPK” i cili kishte marrë pjesë në këtë skemë. Sipas dosjes së SPAK, transaksionet e kryera bashkë me dy kompani të tjera, janë fiktive dhe janë krijuar posaçërisht për të mbuluar natyrën e vërtetë të këtyre transaksioneve.  Kompanitë me administrator Juri Imeraj dhe Silvester Driza kanë të njëjtën adresë, në Durrës.

Në dosje thuhet se asnjë nga shoqëritë nuk ka pasur kapitalin e nevojshëm dhe numrin e punonjëseve për të kryer punimet sipas faturave që kanë deklaruar. Faturat e lëshuara nga tre shoqëritë janë të firmosura nga i njëjti person sipas akt-ekspertimit grafik të kryer nga specialistët.

S'KA KOMENTE