Abuzuan seksualisht me një 19 vjeçare, 3 të arrestuar në Greqi, mes...

Abuzuan seksualisht me një 19 vjeçare, 3 të arrestuar në Greqi, mes tyre një shqiptar

1619
SHPËRNDAJE

Policia greke ka vënë në pranga 3 persona mes të cilëve një shqiptar të cilët akuzohen për abuzim seksual me një 19 vjeçare.

Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur në Kretë, ku dyshohet se pjesë e kësaj ngjarje është bërë një 30 vjeçar shqiptar, dhe dy shtetas grek, 25 dhe 24 vjeç.

Sipas të njëjtave informacione, studentja 19-vjeçare dyshohet se është takuar me një nga dy grekët në një lokal në Rethymnon.

Pasi u argëtuan së bashku, ata u gjendën në një dhomë me persona të tjerë, ku dyshohet se shqiptari dhe greku tjetër kanë shfrytëzuar seksualisht vajzën e cila dyshohet se nuk ka mundur të mbrohej për shkak të alkoolit që kishte konsumuar.

Ndërkohë sipas denoncimit greku i dytë kryente detyrën e “bashkëpuntorit”

S'KA KOMENTE