Nis puna për targimin dhe regjistrimin e mjeteve bujqësore

Nis puna për targimin dhe regjistrimin e mjeteve bujqësore

541
SHPËRNDAJE

Ka nisur puna për targimin dhe regjistrimin e mjeteve bujqësore. Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishte këtë të enjte në Divjakë, nga ku dhe njoftoi nisjen e punës për targimin dhe regjistrimin e mjeteve bujqësore.

Balluku tha se kjo nismë ju vjen në ndihmë fermerëve pasi formalizon një pasuri të tyre por edhe shtetit pasi me këtë mënyrë inventarizojmë të gjithë flotën bujqësore që kemi në vend.

Ministrja siguroi se ekipet e DPSHTRR-së do të jenë pranë fermerëve për t’i asistuar për të përmbyllur sa më shpejt procesin dhe pa krijuar vonesa.

Targimi i këtyre mjeteve i jep vlerë mjetit për ju. Pra, jo vetëm ne na bën që të kemi një inventar të mirë të mjeteve bujqësore në të gjithë Republikën e Shqipërisë, por nga ana tjetër juve ju shton vlerën e asetit që keni. Sot keni një aset të pavlerësuar, i cili qarkullon i pa targuar në rrugë. Nga momenti që përmes një sakrifice për të thënë të drejtën, pasi DPSHTRR-së do ti duhet që të bëjë një pjesë të mirë të dokumentacionit të munguar, ne do të arrijmë që juve t’ju vlerësojmë këtë aset që keni, por nga ana tjetër edhe për vetë shtetin kjo është diçka shumë e rëndësishme pasi inventarizojmë të gjithë flotën bujqësore që kemi në vend”, tha Balluku ndërsa deklaroi se në bashkinë e Divjakës janë më shumë se 300 mjete, të cilat do të vendosen brenda kornizës ligjore.

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) Bledi Gonxhja, tha se kjo nismë do të ndihmojë në sigurinë rrugore

S'KA KOMENTE