Ndërron jetë 17-vjeçari i pl*gosur, shoku e qëlloi aks*dentalisht në kokë duke i treguar a*mën

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 17-vjeçari që mbeti i plagosur rëndë me armë zjarri në kokë më 24 maj në Tiranë, në zonën e njohur si kthesa e Kamzës.

Sipas hetimeve paraprake, i mituri ishte plagosur aksidentalisht nga shoku i tij, Rigels Sylaj, brenda banesës së këtij të fundit. Të rinjtë dyshohet se po konsumonin alkool, ndërsa Sylaj po u tregonte shokëve një armë zjarri, pa e ditur se në pistoletë kishte fishekë. Në një moment arma është shkrepur, duke e goditur 17-vjeçarin në kokë.

Pas disa ditësh në gjendje kritike, i riu nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Rigels Sylaj ishte arrestuar fillimisht për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”, por pas vdekjes së 17-vjeçarit pritet që ndaj tij të rëndojë një akuzë më e rëndë. Gjithashtu, policia arrestoi edhe dy persona të tjerë, të akuzuar për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës.