Ndaloi grushtin e shtetit vetëm 200 km larg Moskës, ja kushti që...

Ndaloi grushtin e shtetit vetëm 200 km larg Moskës, ja kushti që Prigozhin i vuri Putinit për tërheqjen e mercenarëve

786
SHPËRNDAJE

Informacione të reja po dalin në dritë rreth vendimit të udhëheqësit të Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, për ndalimin e marshimit drejt Moskës vetëm 200 km larg.

Sipas mediave ruse, Prigozhin pranoi të tërhiqej me kusht të “largonte” ministrin rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Valery Gerasimov nga postet e tyre. Gjithnjë e më shumë mediat ruse po flasin për dorëheqjen e afërt të Shoigu dhe Gerasimov pas marrëveshjes Prigozhin-Moskë.

Gjithashtu theksohet se Alexei Dumin, guvernator i provincës Tula, i autorizuar nga Kremlini, ka marrë pjesë në negociatat me liderin e Wagner. Ultimatumi që ai u dërgoi atyre ishte që ata të harrojnë se mund të lëvizin drejt Moskës dhe në këmbim do të ketë garanci sigurie të organizatës paraushtarake si dhe premtimin për zgjidhjen e ngërçit me Shoigu dhe Gerasimov.

S'KA KOMENTE