Ndahet nga jeta mjeku radiolog Dr. Jani Pjetri, ish-drejtor i Spitalit Rajonal Fier

Është ndarë nga jeta mjeku i njohur radiolog Dr. Jani Pjetri, një prej figurave më të respektuara të shëndetësisë në Fier.

Dr. Pjetri e nisi karrierën si mjek radiolog në Spitalin Rajonal Fier më 3 janar 1973, ku për dekada u dallua për profesionalizmin, përkushtimin dhe integritetin e tij. Gjatë karrierës së tij ai shërbeu disa herë si drejtor i Spitalit Rajonal Fier, ndërsa deri në daljen në pension mbajti detyrën e shefit të Shërbimit të Radiologjisë.

Kolegët e kujtojnë Dr. Jani Pjetrin si një mjek me aftësi të larta diagnostikuese, korrektësi profesionale dhe qetësi të admirueshme, cilësi që i siguruan respektin e pacientëve dhe të komunitetit mjekësor ndër vite.

Ndarja e tij nga jeta lë një boshllëk të madh profesional dhe njerëzor te familjarët, kolegët, miqtë dhe të gjithë ata që patën fatin ta njihnin dhe të punonin me të.

Ngushëllime të sinqerta familjes Pjetri, të afërmve dhe gjithë komunitetit mjekësor për këtë humbje.