Ndahet nga jeta aktori i humorit fierak, Todi Llupi

Është ndarë nga jeta ne moshen 78 vjecare,aktori i njohur i humorit fierak, Todi Llupi, një emër i vlerësuar i skenës së estradës dhe humorit shqiptar.

Gjatë karrierës së tij artistike, Llupi u bë i dashur për publikun me interpretimet e tij plot humor dhe personazhet që solli në skenë, duke lënë gjurmë në jetën kulturore të Fierit dhe më gjerë.

Lajmi i ndarjes së tij nga jeta ka sjellë trishtim te familjarët, miqtë, kolegët dhe admiruesit e tij, të cilët e kujtojnë si një artist të përkushtuar dhe një njeri me vlera.

Kontributi i Todi Llupit në humorin shqiptar do të mbetet pjesë e kujtesës artistike, ndërsa emri i tij do të kujtohet me respekt nga publiku që e ndoqi ndër vite.

U prehtë në paqe.