Nafta mbetet e shtrenjtë në treg, çmimi varion nga 214 deri në 216 lekë për litër

Çmimi i naftës në tregun vendas vijon të mbetet i lartë. Aktualisht, një litër naftë tregtohet nga 214 deri në 216 lekë, në varësi të pikës së karburantit.

Pavarësisht luhatjeve në tregjet ndërkombëtare, drejtuesit e automjeteve në Shqipëri vazhdojnë të përballen me kosto të larta për furnizimin me karburant, duke ndikuar drejtpërdrejt në buxhetin familjar dhe shpenzimet e transportit.

Edhe në ditët e para të gushtit nuk është reflektuar një ulje e ndjeshme e çmimit, ndërsa qytetarët presin që çdo rënie në bursat ndërkombëtare të pasqyrohet edhe në tregun vendas.