Mësuesi në Lushnjë arrestohet për ngacmim s*ksu*l ndaj një nxënëseje 13-vjeçare

Një mësues në Lushnjë është vënë në pranga nga Policia, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse 13-vjeçare përmes mesazheve.

Sipas uniformave blu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin me inicialet M. S., 60 vjeç, me detyrë mësues në një shkollë të qytetit.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ai i ka dërguar mesazhe me përmbajtje ngacmuese seksuale një nxënëseje të mitur, vetëm 13 vjeçe.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e cila do të vijojë veprimet e mëtejshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.